Apolonia barazon me Korabin

Futboll

Apolonia barazon me Korabin

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:33
Korabi

U luajtën ditën e sotme, katër ndeshje, të vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë e Parë. Apolonia dhe Korabi, barazuan 2-2 mes tyre, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën fierakët zhbllokuan sfidën me një gol të Umejiego në minutën e 53-të.

20 minuta më vonë, ishte Marku që vendosi baraspeshën, ndërsa Umeijego shënoi sërish në minutën e 89-të, duke krijuar iluzionin sikur 3 pikët do të shkonin për Apoloninë. Megjithatë Korabi nuk u dorëzua dhe në frymën e fundit barazoi sfidën me Cemën.

Bylis nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë. Ballshiotë triumfoi në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Golat e shënuar nga Lajthia dhe Krasniqi, i dhanë fitoren Bylisit, që mban vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e katërt me 24 pikë.

Në sfidat e tjera, Luzi triumfoi 2-0 në duelin e mbijetesës ndaj Tomorit. Nuk prodhoi fitues Kastrioti-Burreli, që u mbyll në barazim pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat