Juventus - Inter është derbi i mbrëmjes së sotme

Futboll

Juventus - Inter është derbi i mbrëmjes së sotme

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Juventus - Inter është derbi i mbrëmjes së sotme që do të ndezë Seria A, me një duel që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël.

Dy skuadrat që udhëheqin këtë sezon të kampionatit italian do provojnë të japin një shfaqje të bukur. Interi vjen në krye me dy pikë më shumë dhe e avantazhuar me një grup lojtarësh më të kompletuar, ndërkohë që nga ana tjetër skuadra torineze ka qenë e favorizuar nga mungesa në kompeticionet evropiane.

Kur jemi pak orë nga starti ka dhe risi sa i përket formacioneve të mundshme. Allegri me shumë mundësi do të surprizojë duke hedhur në fushë Niccolussi Caviglia nga minuta e parë, duke zënë vendin e Locatellit, ende jo në 100 për qind i rikuperuar.

Në repartet e tjera ka pak ndryshime me Cambiason që këtë herë do të luajë në krahun e djathtë, ndërkohë që sulmi pritet ti besohet Chiesa-s dhe Vlahoviq.

Interi nga ana tjetër nuk do të ketë Bastonin dhe Pavard në mbrojtje, por do të luajnë Acerbi dhe Darmian. Në krahët e mesfushës si gjithmonë janë Dimarco dhe Dumfries, ndërkohë që në sulm është super dyshja Lautaro dhe Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat