Bujupi: Ëndrra ime dhe e prindërve të mijë u bë realitet 

Futboll

Bujupi: Ëndrra ime dhe e prindërve të mijë u bë realitet 

Fazli Berisha Nga Fazli Berisha Më 28 nëntor 2023 Në ora: 14:16
Me futbollistin e Kombëtares U19 Eliot Bujupi

Me vetëm 7  pranvera njomaku shmajtak Eliot Bujupi u dashurua në topin e futbollit në vend të lodrave tjera fëmijnore.

Në qytetin e tij të lindjes Sindelfingen gjeti çerdhen e parë për hapërimin e tij për të luajtur futboll. Që nga viti  2013 deri më 2014 ishte pjesë e FVL Sindelfingen ku shfaqi talentin e tij të padiskutueshëm dhe menjëherë e mori Stuttgarter Kickers.

Pas një stinori të mrekullueshëm, vrojtuesit syçelë të Hoffenheimit dhe të Vfb Stuttgartit po bënin gara se kush do ta rrëmbejë këtë talent të rrallë.

Në fund ngadhënjyen drejtuesit e Vf b Stuttgartit të cilët e morën në radhët e veta.

Nga viti 2016 Elioti mbrojti ngjyrat e U12 dhe U15 të Vfb Stuttgartit me shumë sukses dhe trajnerët duke parë talentin e tij e morën për grup-moshën U17 dhe për dy stinor shkëlqeu duke u bërë golashënuesit dhe asistuesi më i mi në Gjermani për grup-moshën e tij.

Elioti e nuk u shpëtoi as syrit të trajnerëve të grup-moshave të Kombëtares U16 dhe U17 të Gjermanisë dhe hiq më pak se 10 ndeshje i zhvilloi me këto Kombëtare.

Por, nga thellësia e ndjente dëshirën e prindërve veçmas të babait Xhemës që vinte nga Arllati i Drenasit dhe i  edukuar me frymën e atdhedashurisë dhe thirrjes së parë nga FFK-ja dhe presidenti Agim Ademi i tha jo Gjermanisë dhe veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës për grup-moshën U19. Në tri ndeshje kualifikuese për Euro 2024, Eliot shënoi tri gola në secilën ndeshje nja nj gol. Me këtë ëndrra e tij dhe e prindërve u bë realitet, për çka falënderon FFK-n dhe presidentin Ademi për mundësin e dhënie. 

Njohësit e futbollit në Gjermani e Kosovës thonë se aftësitë e tij në fushë janë të jashtëzakonshme. Di të parashikojë me intuitë lëvizjet e kundërshtarit. Është tamam shahist i transplantuar në fushë, në një skakierë  të gjelbër kur lëvizjet bëhen me këmbë, por studiohen me tru.

Është një regjisor i vërtetë. Di kur ta qetësojë lojën dhe kur ta ndezë. Zotëron topin dhe mesfushën me një dinakëri dhe fuqi të jashtëzakonshme Shpërthen furishëm me depërtime të befasishme dhe gjuajtje të sakta sa të bashkëlojtarët sa drejt portës rivale.

Të gjithë flasin më një zë shënojeni emrin e tij në notes, një ditë mund të ju hyjë në përdorim.

Thonë për te se me të marrë topin, mund të nxjerrë krehrin nga xhepi, të krehë flokët dhe të niset me një shpejtësi duke e vënë kundërshtarin në një pozitë qesharake. Thonë gjithashtu se arrin ta mashtrojë rivalin me top në një sipërfaqe prej një monedhe metalike. Një dirigjent i valsit vjenez me top në fushën e gjelbër.

Të gjithë ata që e panë tek po luante, trajnerët, gazetarët por edhe adhuruesit u pajtuan në një mendje se ky shpejt do të rritet në një futbollist të mirëfilltë. Dhe nuk po gabohen fare.

Elioti falënderon familjen, trajnerët dhe shokët që po i ndihmojnë të jetë i mirë dhe i suksesshëm.

Duke i dëshiruar suksese ky djalosh falënderon gazetën kombëtare “Bota sot”, gazetë kjo që gjithmonë promovon vlerat e talenteve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat