Llorente befason

Futboll

Llorente befason

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:47
Fernando Llorente

Në prag të ndeshjes mes Real Madridit dhe Napolit në Champions League, e vlefshme për javën e pestë të Grupit C, ish-lojtari i “Axurrëve”, Fernando Llorente, ka folur për “AS”.

Spanjolli, tashmë në i tërhequr, foli për Carlo Ancelotti-n.

Trajneri italian e stërviti atë gjatë përvojës së tij në Napoli përpara se të shkarkohej:

“Ishte e mrekullueshme. Vetë Ancelotti më priti. Nuk e prisja.

Një trajner i tillë prestigjioz më ofroi një darkë në hotel me djalin e tij Davide sapo zbarkova.

“Ai është një zotëri dhe një trajner mbresëlënës.

Kam mësuar shumë prej tij.

Është për të ardhur keq që presidenti De Laurentiis donte të na ndëshkonte për rezultatet e këqija dhe ne refuzuam.

“Trajneri vendosi të mbajë anën tonë ne dhe në fund e shkarkuan për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat