Shkëndija barazohet me pikë me liderin e kampionatit maqedonas

Futboll

Shkëndija barazohet me pikë me liderin e kampionatit maqedonas

Nga: K.G. Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Futbollistët Adenis Shala e Eraldo Çinari janë kreatorë të fitores së Shkëndijes së Tetovës. 

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit maqedonas.

Adenis Shala ka shënuar në minutën e 59-të e Eraldo Çinari në atë të 90+2, për triumfin e madh të tetovarëve.

Shkëndija është në vend të dytë me 32 pikë sa ka edhe lideri Shkupi dhe Rabotniçki është në pozitën e tetë me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat