Ancelotti nuk fshihet

Futboll

Ancelotti nuk fshihet

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Ancelotti

Carlo Ancelotti dhe José Mourinho e kanë respektuar gjithmonë njëri-tjetrin. Trajneri italian, në një intervistë dhënë për “Dsport”, ka folur për marrëdhënien me kolegun e tij portugez, i cili së fundi ka deklaruar se “Mbreti Carletto” është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin:

“Nëse ai është një ‘Ancelottist’, unë jam një ‘Mourinhist’. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Dhe tani kjo lidhje është forcuar falë Romës. Unë kam qenë kapiten i verdhekuqve, kam kujtime fantastike nga ajo periudhë. Jam plotësisht dakord me të, vetëm një i çmendur do të donte të largohej nga Real Madridi.

Ndihem shumë rehat në klubin madrilen, nuk e kam me nxitim. Jam shumë i lumtur dhe i fokusuar në ndeshjet që duhet të luajmë dhe përpiqem të jap më të mirën time”, – tha ai për kontratën që i skadon në qershor.

Kalendari i ngjeshur: “Nuk mund të zgjedhim, UEFA, FIFA dhe ligat kombëtare e bëjnë të tillë. Ata duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh. Në të ardhmen gjërat nuk do të përmirësohen, përkundrazi do të përkeqësohen, sepse do të kemi një Botëror dhe një Champions League me më shumë ndeshje.

Një bashkim i fortë i lojtarëve mund të jetë çelësi për ndryshimin e situatës. Pjesa më e rëndësishme e futbollit janë lojtarët dhe kur mungojnë ata, sepse dëmtohen, humbet një pjesë e rëndësishme e spektaklit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat