Milani ka vetëm një rast për t’u kualifikuar në Champions

Futboll

Milani ka vetëm një rast për t’u kualifikuar në Champions

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Milani

Milani pësoi mbrëmë një humbje 1-3 ndaj Dortmundit dhe tashmë e sheh veten me një këmbë jashtë Champions League.

Me vetëm një ndeshje të mbetur, grupi kryesohet nga Dortmund me 10 pikë, që ka siguruar edhe kualifikimin, i ndjekur nga PSG me 7 pikë dhe Newcastle e Milan me nga 5 pikë.

Dy të fundit do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fundit më 13 dhjetor në Angli, megjithatë fitorja mund të mos u shërbejë kuqezinjve për t’u kualifikuar.

PSG-së i mjafton një pikë në transfertën ndaj Dortmundit për t’u kualifikuar matematikisht, në rast fitoreje të Milanit në Angli. Nga ana tjetër, fitorja e mundshme e Newcastle kërcënon jo pak PSG-në, që do të jetë e dënuar të triumfojë në “Signal Iduna Park” për t’u kualifikuar.

Kuqezinjtë e Piolit nuk e kanë më fatin në dorën e tyre, por do të shkojnë në Angli për të fituar, që të sigurojnë minimalisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Kjo pasi edhe me barazim në Angli, në Europa League shkon Neëcastle, që ka golavarazh më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat