Suhareka bindshëm, Dinamo nuk ndalet! Trepça barazon

Futboll

Suhareka bindshëm, Dinamo nuk ndalet! Trepça barazon

Nga: K. G. Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:58
Suhareka

Suhareka i ka shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:1 istogut, ndërsa Dinamo e Ferizajt e mposhti me 2.0 Phoniex-in.

Trepça ka barazuar në udhëtim 2:2 me Drenicën, në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Rrustem Aliaj, president i FC Suhareka, shprehet i lumtur për fitore.

“Fitore bindëse në mbyllje të stinorit vjeshtor.

Duke falënderuar djemtë tanë dhe shtabin teknik për fitoren bindëse kundër KF ” Istogu”, kujtojë se ashtu si e nisëm me fitore po ashtu e mbyllem me  fitore stinorin vjeshtor.

Nuk them se kemi rendiment të duhur sepse kapacitet tona janë më të mëdha, por ky është futbolli, kemi edhe shumë në pranverë. Do të vazhdojmë me përkushtim.

Vazhdojmë tutje! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Grupi A

Drenica - Trepça 2:2
Dinamo - Phoniex 2:0
Suhareka - Istogu 4:1

Nesër

Vëllaznimi – Trepça ’89 13.00 
Rilindja 1974 - Rahoveci 13.00

Dinamo kryesin me 30 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Suhareka 23, Trepça ‘89 20 (një ndeshje më pak), Drenica 20 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat