Mali, e treta e Botërorit U-17

Futboll

Mali, e treta e Botërorit U-17

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 19:20
Mali

Mali është e treta e Botës për moshën deri në 17 vjeç, teksa në finalen e vogël, luajtur në Surakarta të Indonezisë dhe ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, mundi Argjentinën, 3-0.

Ibrahim Diarra, i cili ka realizuar golin e pestë në këtë Botëror, ka hapur serinë e golave në të 9’.

Më pas në fundin e pjesës së parë Mamadu Dumbia ka thelluar në 2-0. Dhe në startin e pjesës së dytë, pikërisht në të 48’, Makalu ka shënuar golin e tretë.

Madje i njëjti lojtar i është afruar dhe golit të katërt, teksa topi i gjuajtur prej tij ka goditur traun. Kështu medaljet e bronzta në Botërorin e moshës deri në 17 vjeç shkojnë për Malin, kurse Argjentina, me shumë pritshmëri, në vendin e katërt. I vetmi ngushëllim është që këpuca e artë e këtij Botërori do të shkojë për Ruberton, që ka realizuar 8 gola duke qenë shënuesi më i mirë i këtij turneu.

E shtuna është për finalen e madhe, Gjermani – Francë, e cila në ora 13:00 do të zhvillohet në Surakarta dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si i gjithë ky turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat