Chelsea fiton edhe me një lojtar më pak

Futboll

Chelsea fiton edhe me një lojtar më pak

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 17:01
Chelsea

Chelsea ka ndalur tre pikë në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër. 

Të kaltrit e mposhtën me rezultat 3:2 Brightonin, në takimin e javës së 14-të të Premier League.

Për Chelsean shënuan Fernandez (15' e 65'-nga penalltia), Colwill (21') dhe për mysafirët Buonanotte shënoi gol të bukur nga rreth 14-15 metra në këndin e djathtë (43') dhe Joan Pedro (90+2’).  

Në fund të pjesës së parë, Gallagher i Chelseat, është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.

Brighton është në vend të tetë me 22 pikë e Chelsea në të dhjetin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat