​Drejtuesit e Napolit fajësojnë gjyqtarët për humbjen nga Interi

Futboll

​Drejtuesit e Napolit fajësojnë gjyqtarët për humbjen nga Interi

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 09:01
​Drejtuesit e Napolit fajësojnë gjyqtarët për humbjen nga Interi

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri zgjodhi të mos flasë pas humbjes 3-0 ndaj Interit, pasi drejtori i Napolit, Mauro Meluso shpërfaqi zemërimin e tij në lidhje me ndarjen e drejtësisë në këtë ballafaqim.

Kjo erdhi si reagim i madh, pasi kampionët në fuqi të Italisë u mposhtën 3-0 me golat e Hakan Calhanoglu, Nicolò Barella dhe Marcus Thuram.

Ndonëse “Nerazzurrët” ishin kryesisht dominues, pati jo pak momente edhe për Napolin, si Matteo Politano që goditi traversën.

Mikpritësit menduan se Lautaro Martinez e fauloi Stanislav Lobotka-n në aksionin e golit të Calhanoglu, ndërsa apelimet për penallti nuk u morën parasysh për një ndërhyrje të Francesco Acerbit në thembër të Victor Osimhenit, përcjellë KosovaPress.

“Mazzarri preferoi të mos vinte këtu, sepse ne duam që ai të jetë në pankinë dhe prandaj donim të shmangnim disa komente që mund ta futnin në telashe. Ne jemi shumë të pakënaqur dhe mendojmë se ne dhe tifozët tanë nuk e meritojmë këtë lloj trajtimi. Duket sikur arbitri dhe VAR-i kishin një ditë pushimi, gjë që sigurisht mund t'i ndodhë kujtdo.”, tha Meluso.

“Goli i parë i tyre prishi ecurinë tonë dhe pati një faull në Lobotkën që ishte e qartë. Kërkonte një ndërhyrje të menjëhershme nga arbitri, edhe pa ndihmën e VAR-it, pasi ishte kaq e dukshme.”, shtoi ai.

Eksperti i arbitrave Luca Marelli e vlerësoi këtë dhe tha se VAR nuk mund të ndërhynte sepse arbitri kishte një pamje të plotë të situatës.

“Incidenti i dytë që na penalizoi sinqerisht ishte penalltia ndaj Osimhenit”, vazhdoi Meluso.

“Edhe unë kam qenë lojtar, kur të presin tendinën e Akilit, humbet ekuilibrin dhe bie. Është padyshim një faull që duhet të ishte sanksionuar me penallti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat