De Gea mund të rikthehet në Premier League

Futboll

De Gea mund të rikthehet në Premier League

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:12
De Gea

David De Gea është i lidhur për një rikthim të mundshëm në Premier League, por këtë herë jo në Manchester United.

Është skuadra e Newcastle që është duke konsideruar një lëvizje të mundshmë për portierin spanjoll, pas dëmtimit të rëndë që pësoi titullari i tyre, gardiani Nick Pope.

Pope u dëmtua gjatë përballjes me United mbrëmjen e se shëtunës duke lënduar krahun.

Testet mjekësore të bëra te lojtari kanë treguar se ai do të mbetet jashtë fushave për të paktën pesë muaj kjo do të thotë se të gjitha gjasat ai e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, kështu që “Magpies” po mendojnë një lëvizje për De Gea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat