Në Angli arrihet marrëveshja e çmendur

Futboll

Në Angli arrihet marrëveshja e çmendur

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Shtatë miliardë e 800 milionë euro.

Kaq shumë  do të përfitojë Premier League nga marrëveshja e re për të drejtat televizive për periudhën katërvjeçare 2025/2029.

Kjo është bërë e ditur nga drejuesit e kampionatit anglez pas arritjes së marrëveshjen me SkySports dhe TNT Sports. Kjo shifër rrit të ardhurat e marrëveshjes së mëparshme me 4%.

Baza e kontratës së re është rritja e numrit të ndeshjeve të transmetuara në TV, rreth 100 më shumë se në të kaluarën. Për një total prej të paktën 215 ndeshje nga 380 gjithsej.

Më tej, për herë të parë në historinë e Premier League, të gjitha ndeshjet e ditës së fundit të kampionatit do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat