Zapata “shpërthen” në lot pas ndeshjes

Futboll

Zapata “shpërthen” në lot pas ndeshjes

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:46
Zapata

Mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas “Demat” e Torino-s arritën një fitore madhështore teksa në “Stadio Olimpico di Torino” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “bergamaskët” e Atalanta-s, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Për mediat pas ndeshjes, autori i një dopiete “hakmarrëve”, Duvan Zapata theksoi se te Torino është përshtatur dhe ndjehet mirë, ndërsa shton se tek Atalanta, ekip ky kolumbani ishte pjesë deri në fundin e sezonit të shkuar nuk e vlerësuan siç duhej e më tej “shpërtheu” në lot ndërkohë që fliste.

“Të gjithë këtu, që kur erdha, më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm.

Kishte probleme të brendshme tektalanta, në ditët e fundit të merkatos, klubi nuk më dha vlerën që meritoja. Këtu më mirëpritën menjëherë edhe në këto kohë të vështira më kanë mbështetur, dhe unë po i kaloj ato”,- u shpreh “bomberi” kolumbian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat