Refuzoi Barcelonën

Futboll

Refuzoi Barcelonën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Lautaro

Inter dhe Lautaro kanë filluar të hyjnë në tratativat e rinovimit të kontratës deri në vitin 2028, me një kontratë ku argjentinasi do të përfitojë rreth 7 milionë euro në vit, shifër që do ta bënin atë më të paguarin në kampin zikaltër.

Në verën e vitit 2020 ai dukej një hap larg Barcelonës. Më pas ishte radha e Real Madrid, me Florentino Perez që ishte i çmendur për transferimin e tij, edhe pse nuk u përhap shumë si lajm në media.

Gjithashtu edhe një ofertë arabe ishte gati të vinte për të, sigurisht me të ardhura stratosferike. Lautaro i refuzoi të gjithë, vetëm për Interin, dhe klubi zikaltër e ka nderuar me shiritin e kapitenit. Jo më kot, pasi Lautaro është një ikonë e Interit tashmë, një lider i vërtetë.

Në fillimin e vitit 2024 pritet që palët të ulen në tryezë për të firmosur kontratën e re, me Lautaron i cili ka shprehur gjithmonë që ai mendon vetëm për Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat