Sfidë tepër e rëndësishme për skuadrën e Luis Enriques

Futboll

Sfidë tepër e rëndësishme për skuadrën e Luis Enriques

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Luis Enrique

Lajme të mira nga infermieria për PSG-në. Kampionët e Francës luajnë në fundjavë me Nantes, ndërkohë që të mërkurën e ardhshme (13 dhjetor) luhet “finalja” me Dortmundin në Champions League.

Sfidë tepër e rëndësishme për skuadrën e Luis Enriques, që duhet të marrë pikë në “Signal Iduna Park” për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e më të fortëve.

Trajneri spanjoll do të ketë të gatshëm në transfertën gjermane edhe dyshen Marquinhos-Zaire-Emery. Ky i fundit i ka befasuar të gjithë, pasi mendohej se e kishte mbyllur vitin 2013.

17-vjeçari, një ndër më të mirët në këtë sezon te PSG pavarësisht moshës së re, pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen Francë-Gjibraltar (14-0).

Ndeshje ku gjeti golin e parë me ekipin kombëtar, duke u shndërruar në futbollistin më të ri që shënon me Francën.

Zaire-Emery është rikuperuar dhe pritet të zbresë në fushë për duelin e rëndësishëm përballë Borussia Dortmund.

Sigurisht që Luis Enriquen e gëzon edhe rikthimi i kapitenit Marquinhos, i cili do të forcojë prapavijën e skuadrës kryeqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat