Atalanta probleme në mbrojtje

Futboll

Atalanta probleme në mbrojtje

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:15
Berat Gjimshiti

Përballja me Milanin e gjen Atalantën në gjendje emergjence, mbi të gjitha në mbrojtje.

Mediat italiane kanë konfirmuar se për këtë ndeshje nuk do të jetë Berat Gjimshiti

Ekzaminimet e detajuara kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore të gradës së parë në kofshën e majtë, një dëmtim serioz që e bën të pamundur prezencën e tij kundër kuqezinjve.

Gjimshiti është i detyruar të qëndrojë në infermieri pikërisht në momentin e tij më të mirë.

Prej dy ditësh, Gjimshiti i është nënshtruar një terapie intensive për të qenë sa më shpejt në dispozicion të Gasperinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat