Sokol Kushta: U mërzita me sjelljen tonë karshi Kombëtares

Futboll

Sokol Kushta: U mërzita me sjelljen tonë karshi Kombëtares

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:57
Sokol Kushta

Një analizë rreth Kombëtares dhe mënyrës sesi kuqezinjtë u paraqitën gjatë gjithë kualifikueses së Europianit, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit.

Legjenda e futbollit Sokol Kushta, një legjendë e Shqipërisë ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”.

Gjithashtu Kushta ka komentuar edhe shortin që ra në grupet e Europianit të Gjermanisë. 

“Pashë ndeshjen e fundit të Shqipërisë me Ishujt Faroe dhe u mërzita pak, u mërzita me sjelljen tonë.

U mërzita me sjelljen tonë karshi Kombëtares, u sollëm pak të paedukatë, u sollëm pak të paduruar. U sollëm pak agresiv, në futboll ka gjithmonë të fitosh. Në dy ndeshjet e fundit, për mendimin tim, ishin specifike taktike, psikologjike.

Unë e dija dhe e mendoja gjithmonë se në këto dy ndeshjet e fundit, ne nuk do të luanim si më para, por do të bënim një strategji dhe ashtu doli. Silvinjo gëzoi shumë në barazimin me Moldavinë dhe nuk është budalla, siguroi gjithçka në atë barazim.
Prandaj ato dy barazimet e fundit ishin skemë taktike dhe psikologjike, kishte ngarkesë të madhe.

Pastaj sjellja jonë si tifoz nuk e ndihmoi Shqipërinë me Ishujt Faroe. Ne mendojmë sikur jemi Brazili, ne jemi Shqipëria e vogël që duam të bëhemi të mëdhenj, që po luajmë kundër mëdhenjve”, tha Kushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat