Xhaka ndëshkohet me të kuq pas 18 minuta lojë ndaj Grasshopers

Futboll

Xhaka ndëshkohet me të kuq pas 18 minuta lojë ndaj Grasshopers

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 21:03
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Baselit dhe Grasshopers është një klasike e futbollit zviceran dhe padyshim një ndeshje mjaft të ndezur.

Por pakkush e kishte menduar se Taulant Xhaka do të dilte nga fusha e lojës vetëm pak minuta pas startit të sfidës ndaj skuadrës së Amir Abrashit.

Mesfushori shqiptar nuk llogariti mirë lëvizjen e tij dhe goditi me takë lart Morandi të skuadrës kundërshtare, duke lënë të dëmtuar këtë të fundit.

Gjyqtari nuk kishte dyshime dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, duke lënë Baselin me 10 vite që në minutën e 18, për të mbyllur para kohe ndeshjen për mesfushorin shqiptar.

Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në këtë sezon, i 7-i në karrierë për ish-mesfushorin e e Kombëtares, i cili është një nga lojtarët më përfaqësues të Baselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat