Ylli i Real Betisit kundër vlerësimeve se Bellingham është më i miri

Futboll

Ylli i Real Betisit kundër vlerësimeve se Bellingham është më i miri

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Bellingham

Jude Bellingham vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme për Real Madridin edhebtë shtunën, teksa shënoi golin e tij të 16-të të sezonit kundër Real Betisit. 

Megjithatë, nuk mjaftuan për tre pikë, pasi goli i mrekullueshëm i Aitor Ruibal i siguroi një pikë “Los Verdiblancos”.

Gjatë sezonit, Bellingham është konsideruar nga shumëkush si lojtari më i mirë në botë për shkak të formës së tij. 

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen me këtë vlerësimm

Ruibal – duke folur për “El Chiringuito” pas ndeshjes – pranoi se ai mendon se Lionel Messi është më miri.

“A është Bellingham më i miri në botë? Për sa kohë që Lionel Messi është aktiv, nuk mendoj kështu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat