Fitore me përmbysje, Vllaznia merr tre pikë

Futboll

Fitore me përmbysje, Vllaznia merr tre pikë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:03
Vllaznia

Vllaznia ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme sot përballë Dinamos, duke fituar me një përmbysje 3-1 që e largon nga zona e rrezikshme e klasifikimit klubin shkodran.

Miqtë goditën që në minuat e parë të sfidës me Denison, por ekipi vendas ktheu gjithçka në pjesën e parë falë golave të Çobës dhe Grudës.

Goli i Balajt në fraksionin e dytë të lojës vulosi edhe rezultatin përfundimtar që pa Vllazninë të kalojë blutë në renditje për të marrë përkohësisht vendin e pestë.

VLLAZNIA-DINAMO 3-1

11′ Çoba, 31′ Gruda, 54′ Balaj / 4′ Denison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat