Barazimi me Teutën, Tetova: Bravo kundërshtarit, mendojmë për takimin e radhës

Futboll

Barazimi me Teutën, Tetova: Bravo kundërshtarit, mendojmë për takimin e radhës

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Edlir Tetova

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha opinionin e tij pas barazimit 2-2 me Teutën.

“Pjesa e parë ishte për Teutën, na bllokuan, nuk manovruam mirë në mbrojtje për meritë të kundërshtarit. Në pjesën e dytë ndryshuam skemën dhe ndryshoi edhe loja. Në të dytën pati episode loja, si ai i penalltisë. Pjesa tjetër ishte në zotërimin tonë duke qenë të rrezikshëm. Gabuam njëherë në vendosje, penalltia nuk e di a ishte. Ajo që shfaqi skuadra ishte shpirti i madh i lojtarëve.

Nuk mendoj se ndikoi rotacioni pasi të gjithë janë të rëndësishëm. Kemi patur gjithmonë ndryshime dhe s’kemi patur oshilacione. Duhet t’i japim meritë Teutës që na bllokoi lojën.

Ruhet distance me Partizanin? Po, më vjen mirë që nuk humbëm pasi është 1 pikë e shtrenjtë siç shkoi dhe jam i kënaqur.

Do të rikthehemi javën e ardhshme me Dinamon, do të analizojmë ndeshjen, por e vetmja rrugë janë 3 pikët.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat