Ronaldo e gjen golin e 50-të në vitin 2023, është hera e tetë për të

Futboll

Ronaldo e gjen golin e 50-të në vitin 2023, është hera e tetë për të

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:08
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka bërë një tjetër arritje të karrierë.

Ylli portugez e realizoi mbrëmë golin numër 50 në vitin 2023, derisa Al-Nassr e mposhti Al-Shabab me rezultat 5:2 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Saudi King Cup.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e shënoi golin e katërt të ekipit të tij në pjesën e dytë, shkruan “BBC”.

Kjo nënkupton se 38 vjeçari i ka realizuar 26 gola në këtë sezon, prej tyre 16 në 15 ndeshje të Saudi Pro League.

Tri ditë më parë, Ronaldo e zhvilloi ndeshjen e 1,200-të në futbollin profesionist në fitoren 4:1 ndaj Al-Riyadh.

Ai e kishte shënuar një gol dhe e kishte bërë një asistim në atë ndeshje.

Në total në vitin 2023, prej 50 golave të shënuar, Ronaldo i ka realizuar 40 me ekipin Al-Nassr dhe 10 me Kombëtaren e Portugalisë.

Kjo është hera e tetë që Ronaldo e arrin shifrën e 50 golave brenda një viti kalendarik, ndërsa vetëm Lionel Messi me 9 herë, është përpara tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat