Kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit?

Futboll

Kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit?

Fehmi Sylejmani Nga Fehmi Sylejmani Më 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Pamje nga një ndeshje

Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i  tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash.

Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi -  Maqedonia e Veriut.

Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht  kalimin  profesional nga njëra skuadër në tjetrën ka qenë i ndjeri prof. Kemajl Halimi, ndërkaq i fundit është trajneri aktual i Dritës, Zekiria Ramadani.

Nga këta 12 trajnerë, vetëm Hysni Maxhuni ka arrit të rrëmbejë titullin e kampionit me Dritën, viti 2003, ndërsa Musa Selimi ka qenë fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës me Gjilanin, si kundër edhe Bylbyl Sokoli ka fituar Kupën e Kosovës me Dritën.

Ja kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit:

Kemajl Halimi - Raci, Reshat Osmani, Refik Rexhepaj, Musa Selimi, Muharrem Sahiti, Hysni Maxhuni,  Arbnor Morina, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi, Agron Selmani,  Sedat Pajaziti dhe Zekeria Ramadani.
P. S. Renditja e trajnerëve është bërë nga vendbanimet e tyre përkatëse.
Autori është ish gazetar profesionist i sportit, tani opinionist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat