Tottenhami i zgjat kontratën deri në vitin 2030

Futboll

Tottenhami i zgjat kontratën deri në vitin 2030

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:10
Udogie

Klubi i Tottenhamit njoftoi këtë të martë zgjatjen e kontratës së mbrojtësit italian, Destiny Udogie, deri në vitin 2030. Një vendim ky i marrë vetëm tre muaj pas mbërritjes së futbollistit të ri në Angli, i cili kishte nënshkruar deri në vitin 2027.

21-vjeçari u krahut të majtë u transferua në Londër këtë vit nga skuadra italiane Udinese. Ai e fitoi shumë shpejt vendin e titullarit në 11-shen e trajnerit Ange Postecoglou.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Destiny Udogie ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2030.

Pasi iu bashkua klubit këtë sezon, ai bëri debutimin në gusht 2023 kundër Brentfordit dhe që nga ajo kohë ka luajtur 14 ndeshje deri më sot.

Një pjesë integrale e stilit të futbollit sulmues të skuadrës, mbrojtësi i majtë 21-vjeçar shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United në dhjetor 2023”, shkruhet në njoftimin zyrtar të “Spurs”-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat