Sneijder: E paimagjinueshme që një femër të trajnojë ekip elitar futbolli

Futboll

Sneijder: E paimagjinueshme që një femër të trajnojë ekip elitar futbolli

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:07
Sneijder

Wesley Sneijder, ish-lojtari i Real Madridit, ka mbështetur mendimin e ish-bashkëlojtarit të tij Pierre van Hooijdonk se një femër nuk mund të jetë trajnere e një ekipi të “Eredivisie”.

“Futbolli i meshkujve është një botë gjelash. Nuk mund ta imagjinoj Sarina Wiegman (trajnere e Anglisë) të hyjë në dhomën e zhveshjes së ekipit me lojtarë si Rafael Van der Vaart”, – tha Van Hooijdonk në “Studio Voetbal”, në një emision në të cilin Van Der Vaart, ish-lojtar i Real Madridit, mori pjesë.

“Është një çështje kredibiliteti.

Një grua është më pak e besueshme se një burrë. Unë mendoj se në shumë pozicione në shoqëri dallimi midis një burri dhe një gruaje nuk ka rëndësi, por të bëhesh trajnere e një ekipi të ‘Eredivisie”?

Më kuptoni drejt, femrat dhe burrat janë të barabartë për mua. Unë thjesht po tregoj se çfarë efekti do të ketë në botën e futbollit të meshkujve një trajnere femër. Bota e futbollit nuk është e njëjtë me shoqërinë”, – argumentoi më tej ish-sulmuesi 54-vjeçar që luajti për RBC Roosendaal, NAC Breda, Celtic Glasgow, Nottingham Forest, Vitesse, Benfica, Feyenoord dhe Fenerbahçe.

Wesley Sneijder, ish-mesfushori holandez, sot 39-vjeçar, i cili luajti për Real Madridin (2007-2009) dhe pastaj bëri historinë zikaltër me tripletën historike tek Interi, donte të komentonte mendimin e Van Hooijdonk, nëse një grua mund të drejtonte një ekip futbolli të nivelit të lartë për meshkuj:

“Është e vështirë për mua të gjykoj. Po kthehem të jem vetvetja, si atëherë në dhomat e zhveshjes. Ndoshta tani kam ndryshuar, por nuk e imagjinoj dot të kisha pasur një trajnere. Nuk kam asgjë kundër femrave, por më duket se po shkojmë shumë larg.

Kam dëgjuar që thuhet se duhet të thyejmë diçka tani. Pse? Çfarë duhet të thyejmë? Nëse ndodh, do të ndodhë, por po e detyrojmë shumë. Fakti që po flasim tani për këtë hipotezë është shumë. Ndoshta do të ndodhë, por ne po e detyrojmë tani dhe është kundërproduktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat