Të pandalshëm në “shtëpi”

Futboll

Të pandalshëm në “shtëpi”

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:35
Aston Villa

E parashikoi “legjendari” Sir Alex Ferguson në fillim të sezonit dhe ashtu rezultoi me të vërtetë. Aston Villa është padiskutim surpriza më e bukur e kampionatit anglez, me ekipin e teknikut spanjoll, Unay Emery që po shijon një moment fantastik, pasi aktualisht mban vendin e 3-të në tabelën e Premier League me plot 35 pikë, 1 më pak se Arsenal i vendit të 2-të dhe 2 më pak se Liverpool i vendit të parë.

Titulli është një fjalë e madhe në fjalorin e klubit për momentin, por kjo formë i lejon ata që të shpresojnë edhe pse sezoni është i gjatë, megjithatë momentalisht Aston Villa krenohet me faktin se në këtë edicion ka 8 fitore në 8 takimet e luajtura në “Villa Park”, por jo vetëm kaq, pasi me suksesin e fundit, atë ndaj “Topçinjve” të Arsenal, skuadra ka vendosur një rekord të veçantë.

Triumfi ndaj “londinezëve” ishte suksesi i 15-të radhazi në shtëpi, një formë që Aston Villa nuk e kishte prekur kurrë më parë në historinë e saj 149-vjeçare, teksa përgjatë këtyre 15 fitoreve ka mundur skuadra si Tottenham, Neëcastle, Manchester City, Brighton, Everton dhe vetë “Topçinjtë”, të cilët ishin pikërisht këta të fundit, që i “dhuruan” humbjen e fundit, teksa fitonin më 18 shkurt të këtij, me rezultatin e thellë, 4 me 2.

Prej asaj sfide, skuadra e Unay Emery nuk është ndalur në Premier League duke koleksionuar vetëm fitore, teksa ka hyrë në muajin e 10-të sa i përket këtij rekordi dhe tashmë Aston Villa sheh përpara një kalendar deri diku të favorshëm sa i përket kampionatit dhe objektivave sezonal, ndërsa deri në përfundim të këtij viti, në “Villa Park” do të zbresin Sheffield United më 22 dhjetor dhe Burnley më 30 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat