Media e madhe kroate: Arbnor Morina parashikues shumë i mirë

Futboll

Media e madhe kroate: Arbnor Morina parashikues shumë i mirë

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:35
Arbnor Morina

Ballkani i Therandës pësoi pesë gola para ndeshjes me Dinamon e  Zagrebit, mposhtet me rezultat 5:3 nga Llapi i Podujevës.

“Ish-mbrojtësi i djathtë i Prishtinës dhe trajneri aktual i ekipit të futbollit të të rinjve të Kosovës (nën 17 vjeç), Arbnor Morina, para ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Dinamos në fillim të tetorit në Prishtinë, në xhiron e dytë të grupit C të Conference, ka qenë parashikues shumë i mirë”, shkruan mediumi kroat “Sportske Novosti”.

“Nëse Dinamo nuk luan në nivel të lartë, do të ketë probleme të mëdha”, kishte thënë atëkohë në mënyrë profetike Morina.

“Dhe pati probleme të tmerrshme, Dinamo humbi 0:2. Ballkani pësoi humbjen e parë në ligë të shtunën, duke humbur 3:5 ndaj Llapit në Podujevë.

E pyetëm Morinën nëse ajo disfatë e tronditi kampionin e Kosovës para përballjes në Zagreb me Dinamon?, shkruan meduia kroate.

“Më duket se futbollistët e Ballkanit kanë menduar në ndërdije për Dinamon, në fund të fundit është ndeshja e tyre vjeshtore.

Përveç kësaj, ata nuk ia dolën shumë mirë në fushën me barin natyral në Podujevë, si nikoqirë që luajnë në bar artificial, kështu që bënë disa gabime të pazakonta dhe kjo u kushtoi shtrenjtë.

Megjithatë, nuk besoj se kjo disfatë do të lërë gjurmë në këtë ekip”, – thotë Morina.

Megjithatë, ata pësuan pesë gola, ndërsa në 14 ndeshjet e mëparshme të ligës, rrjeta e tyre u trondit vetëm nëntë herë, dhe në pesë ndeshje evropiane ata pësuan gola në katër raste.

“Po, është e saktë, por e përsëris, të gjithë ata gola erdhën pas gabimeve që normalisht nuk i bëjnë lojtarët e Ballkanit. Një ndeshje e tillë ndodh kur kundërshtari ka gjithçka që i shkon ashtu siç dëshiron.

Megjithatë, Ballkani është një ekip serioz dhe nuk besoj se mund të rrjedhin kaq shumë në Zagreb. Besoj se kampioni i Kosovës në Maksimir do të duket mirë, dhe për Ballkanin, si Dinamo, është shansi i fundit për të kaluar dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar.

Si do të luajë Ballkani nesër mbrëma në Zagreb?

Si në Prishtinë, nuk do të ketë ndryshime taktike. Ata do të jenë të organizuar mirë në mbrojtje, janë të fortë në vrapim, do të mundohen t'i imponohen Dinamos dhe kur të fitojnë topin do të përdorin çdo mundësi për t'i dalë menjëherë para portës së Dinamos.

A është kjo ndeshje e ardhshme në Zagreb ndeshja më e madhe në historinë e Ballkanit?

- Po, sigurisht që është! Është një mundësi për të kaluar dimrin në Evropë, që do të ishte një sukses i bujshëm për një klub kosovar.

Shikoni, gjithçka që Ballkani ka bërë deri tani është në fakt e jashtëzakonshme, deri në turin e fundit është në lojë për të fituar vendin e dytë në grup dhe do të luftojë me fanatizëm për të arritur këtë ëndërr.
 

Sa do t'i mungojë Ballkanit Almir Kryeziu?

 Ky është një handikap i madh, është një lojtar i shpejtë dhe depërtues, luan njësoj mirë me të dyja këmbët, mund të luajë në të dyja pozicionet e krahut dhe çdo gjë që bën me topin, e bën në lëvizje, jo në vend.

Fatkeqësisht, ka probleme me disa gjëndra dhe rikuperimi do të marrë pak kohë.

Përmendet në heshtje se Kryeziu është interesant për Dinamon. A do të ishte ky anësor një përforcim për kampionin kroat?

 Duke parë Dinamon e këtij sezoni, ai patjetër do të kishte një vend të të kaltrit, do të ishte i dobishëm në listën e tyre.

Parashikimi juaj për ndeshjen e së enjtes?

Dinamo është favorit i padiskutueshëm, por duhet të konfirmojë se në fushë duhet të luajë shumë më mirë se në Prishtinë. Ballkani deri më tani ka treguar se është një “arrë e fortë” për të gjithë, të gjithë ne në Kosovë jemi krenarë me lojërat e tyre në Conference League dhe besoj se do të bëjnë maksimumin edhe në Zagreb.

Tashmë nëse maksimumi i tyre do të mjaftojë për sukses në Maksimir, kjo do të varet nga Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat