Dështim i Sevillës, ofendime për lojtarët në aeroport

Futboll

Dështim i Sevillës, ofendime për lojtarët në aeroport

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:00
Sevilla

Skuadra u prit nga një grup tifozësh pas kthimit në Spanjë, përballje e ashpër pas eliminimit nga kupat evropiane

Sevilla është jashtë të gjitha kupave evropiane, nuk ka ndodhur që nga viti 2008. Humbja e mbrëmshme ndaj Lens i la spanjollët në fund të tabelës së grupit B të Champions League, duke i eliminuar nga gjithçka.

Tifozët e Romës, të mposhtur në finalen e Europa League vitin e kaluar nga Sevilla, synuan klubin andaluzian në rrjetet sociale, i cili gjithashtu duhej të merrej me tifozët e tij pas kthimit në Spanjë.

“Na e shpifët, o bij...”, disa nga ofendimet që fluturuan në aeroport. Një grup tifozësh të Sevillas prisnin kthimin e ekipit, që kishte luajtur në Francë kundër Lens, për të treguar zhgënjimin e tyre ndaj trajnerit Diego Alonso dhe lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat