Kulenoviq kritikon fushën: Kujtimi i ndeshjes në Prishtinë, një motiv shtesë!

Futboll

Kulenoviq kritikon fushën: Kujtimi i ndeshjes në Prishtinë, një motiv shtesë!

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Kulenoviq

Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Sandro Kulenoviq, shprehet optimist para sfidës së nesërme (21.00) ndaj Ballkanit të Therandës, në takimin e xhiros së gjashtë të Grupit C të Conference League në futboll. 

Pasojnë dy ndeshje të mëdha për Dinamon në fund të vjeshtës, të enjten është përballja me Ballkanin dhe iu duhet një pikë për të fituar vendin e dytë.

“Po, na duhet vetëm një pikë, por Dinamo nuk luan kundër askujt për një pikë.

Duam fitore dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur atë.

Gjëja më e rëndësishme është që të varemi nga vetja, që gjithçka të jetë në dorën tonë dhe të mos presim rezultatin e ndeshjes së dytë.

Kujtimi i ndeshjes në Prishtinë sigurisht që do të jetë një motiv shtesë për ne, e dimë se si kemi kaluar atje.

Ajo disfatë 0:2 ishte padyshim një nga rezultatet më të këqija të Dinamos në historinë evropiane, ishte një nga ndeshjet tona më të këqija të vjeshtës dhe nuk duam të lejojmë që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri të enjten.

Kam luajtur gjithë ndeshjen në Prishtinë dhe ka ndodhur që pothuajse të gjithë kemi pasur një ditë të keqe. Ballkani diti ta përdorë atë, luajti mirë, ia doli më mirë se ne në terrenin e keq.

Por tani do të jetë krejtësisht ndryshe, ne kemi marrë mësimet tona, dhe fusha e Maksimirit është shumë më e mirë”, tha Kulenoviq, transmeton emdia kroate “Sportske Novosti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat