Ish - mbrojtësi: Inter i ka frikë!

Futboll

Ish - mbrojtësi: Inter i ka frikë!

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:29
Patrice Evra

Juventus nuk e nisi këtë sezon mes pretendentëve për titullin në Serie A, megjithatë këto 15 javët e para tregojnë se bardhezinjtë janë tërësisht në garë.

Aktualisht, të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri janë vetëm dy pikë pas Interit kryesues që mbetet favorit kryesor.

Megjithatë, për ish-mbrojtësin e torinezëve, Patrice Evra, Inter e ndjen presionin e Juventus dhe në vijim mund të ndjejë edhe frikën e të pasurit nga pas bardhezinjtë e Allegrit.

“Ajo që po bën Juventus mund të konsiderohet si mrekulli, megjithatë duke u shprehur në këtë formë, nuk dua të hedh poshtë punën e Allegrit. Ka krijuar një makineri perfekte që është shumë luftarake.

E kritikojnë për lojën, por jam dakord me thënien e tij se kush do që të argëtohet, mund të shkoj në cirk. Renditja ka të bëjë me pikët dhe Juventus po i merr ato.

Titulli? Juventusi e ka titullin në ADN, ajo që mund të rezultojë vendimtare në këtë garë dhe që nuk merret parasysh është frika e Inter që mendoj se mund ta ndjejë duke pasur bardhezinjtë nga pas. Te Inter e dinë shumë mirë se Juventus është i “uritur”, i fortë dhe me dëshirën për hakmarrje e fitore”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat