Caicedo zbulon arsyen pse zgjodhi Chelsea-n

Futboll

Caicedo zbulon arsyen pse zgjodhi Chelsea-n

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Caicedo

Moises Caicedo ka shpjeguar pse ai zgjodhi të pranonte ofertën e Chelseat pavarësisht interesimit të fortë nga Liverpool në merkaton e verës së kaluar.

Të dy gjigantët e Premier League ishin shumë të interesuar për mesfushorin ekuadorian. Megjithatë, Caicedo përfundimisht vendosi t’i bashkohej klubit të Stamford Bridge, i cili shpenzoi 116 milionë euro për ta marrë.

“Zgjodha Chelsean sepse fillimisht po flisja me ta dhe më pas ishte e pamundur të mos i zgjidhja. Ata ishin me mua, më mbështetën sepse në verë vuajta shumë sepse ishte e vështirë të largohesha nga Brighton”.

Ai shtoi: “Ata ishin me mua. Në momentin e fundit, Liverpooli më kontaktoi, por ishte vonë. Ishte tepër vonë. Doja të luaja për Chelsean dhe ishte e vështirë t’i thoja jo Chelsea-t”.

“Te Chelsea duhet të fitosh çdo ndeshje dhe nëse nuk e bën, ndjen presionin. Unë jam këtu vetëm prej katër muajsh, gjithçka është e re për mua dhe mendoj se është çështje kohe.

“Do të duhet kohë sepse e di cilësinë time, i njoh shokët e skuadrës dhe do të jetë koha jonë”.

Që nga kalimi i tij në verës në Stamford Bridge, 22-vjeçari Caicedo ka bërë 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Blues. Skuadra e Mauricio Pochettino është aktualisht në vendin e 12-të në Premier League me 19 pikë nga 16 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat