Media kroate: Dinamo shkatërron Ballkanin me tre gola në 10 minuta dhe siguron pranverën europiane!

Futboll

Media kroate: Dinamo shkatërron Ballkanin me tre gola në 10 minuta dhe siguron pranverën europiane!

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:21
Dinamo

Dinamo dhe Ballkani janë përballur në kuadër të xhiros së 6-të të Conference League.

“Dinamo shkatërron Ballkanin me tre gola në 10 minuta dhe siguron pranverën europiane!

Dinamo në shortin e së hënës do ta mësojë emrin e kundërshtarit të radhës.

Dinamo Zagrebit siguruan kalimin më tej, që do të luhet në shkurt, me fitoren 3:0 në shtëpi ndaj konkurrentit të drejtpërdrejtë për vendin e dytë në Grupin C, Ballkanin e Therandës. 

Golat për Dinamon i shënuan Dino Periç (69’) dhe Bruno Petkoviç (72’, 77-11 - metërshi).

Me këtë fitore, Dinamo e mbylli garën në vendin e dytë në grup me nëntë pikë, ndërsa Ballkani bie në fund me katër pikë, aq sa u grumbullua edhe nga Astana e tretë”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj list”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat