Struga Trim Lum, kampion edhe me gola

Futboll

Struga Trim Lum, kampion edhe me gola

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:03
Lista e shënuesve

13 fitore dhe 5 disfata është epilogu i 18 takimeve të para të stinorit vjeshtorë. Marjan Radeski i prinë listës së golashënuesve me 8 gola, derisa Besart Ibraimi dhe Bassirou Compaore e ndjekin nga pas…

Struga Trim Lum për të dytin vit me rradhë i’a arriti qëllimit që të shpallet kampione e vjeshtës në elitën e futbollit maqedonas. 

"Me këtë sukses skuadra strugane po dëshmon se tashmë është shndërruar në një skuadër shumë serioze, që pritet të ketë fjalën kryesore në futbollin vendor.

13 fitore dhe 5 disfata është epilogu i 18 takimeve të para të stinorit vjeshtorë, në të cilin skuadra jonë mban edhe epitetin e skuadrës më efikase, me gjithsej 33 gola, apo 1.8 gola për ndeshje.

Një filozofi tjetër e skuadrës, kjo falë trajnerit Shpëtim Duro, i cili aplikon një futboll shumë më ofenziv, në krahasim me paraardhësit e tij.

Për më tepër gëzon fakti se këto 33 gola, mbajnë firmën e 13 futbollistëve të ndryshëm, duke bërë që te skuadra jonë të ketë laramani.

Bajrakun mbanë Marjan Radeski me 8 gola të shënuar dhe 3 asistime, ndërsa pas tij menjëherë renditet Besart Ibraimi, që në këtë gjysëmsezon kontribuoi me 6 gola dhe 7 asistime.

Surprizë e këtij gjysëmsezoni, është sulmuesi, Bassirou Compaore.

Sulmuesi nga Burkina Faso edhe pse skuadrës iu bashkua i fundit, ai shumë shpejt u adaptua në mesin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me 5 gola të shënuar dhe 3 asiste.

Pason Vangjel Zguro, mbrojtësi i krahut të majtë, që ka realizuar 3 gola, nga 2 gola kanë realizuar edhe dy futbollistët ofenziv, Senad Jaroviç dhe Mentor Mazrekaj, ndërsa nga njëherë në listën e golashënuesve janë regjistruar edhe Mexhit Neziri, Hadis Tairi, Hristijan Georgievski, Bekim Kamberi, Flamur Tairi, Besmir Bojku dhe Hogan Ukpa", njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat