Juventusi ndalet nga Genoa

Futboll

Juventusi ndalet nga Genoa

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 22:49
Genoa

Genoa ndal Juven (1:1) në “Luigi Ferraris” dhe i jep një asist Interit për të krijuar një shkëputje prej katër pikësh me bardhezinjtë.

Në një ndeshje shumë të luftuar, emocionuese dhe me raste në të dyja portat, la shenjë një ish-futbollist i Kategorisë Superiore, Kaleb Ekuban, me asistin për Gudmundsson, që barazoi rezultatin, teksa më herët për “Zonjën e Vjetër” kishte shënuar me penallti Chiesa.

Juventusi me këtë barazim mbetet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Interi, ndërsa Genoa merr një pikë që ndoshta më shumë se për renditjen i bën punë për moralin në ndeshjet e ardhshme.

Genoa i fal golin Juventusit në ndeshjen hapëse të javës së 16-të, në stadiumin “Luigi Ferraris”. Badelj gabon në qarkullimin e topit dhe nga situata e krijuar përfitojnë bardhezinjtë, që fitojnë një 11-metërsh me Chiesan.

26-vjeçari e merr vetë përsipër ekzekutimin e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin, 0;1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat