Superiorja nën shenjën e “klasikes

Futboll

Superiorja nën shenjën e “klasikes

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga një ndeshje

Transferta për dy kryesueset e kampionatit, edhe pse Egnatia është ajo që ka llogaritë më të vështira me Dinamon, në kohë kur Tirana rrezikon vendin në Final Four në Klasiken me Vllazninë. Java e 17-të e Superiores ka shumë për të thënë për renditjen, edhe për mbijetesën, pavarësisht se e shtuna evidenton sfidën në distancë për kreun.

Partizanin është i impenjuar në 13.30 në Kukës, me synimin për të lënë pas serinë e 5 barazimeve. Skuadra e Nicës është vërtetë e rrezikuar me 17 pikë, por vjen gjithashtu nga tre barazime, që mund ta kthejnë ndeshjen në një ekuilibër të rrezikshëm, sidomos për të kuqtë që duan të mbajnë nën presion Egnatian.

Rrogozhinasit kryesues luajnë jashtë mureve të shtëpisë me një Dinamo, që duhet të tregojë se prishja e pathyeshmërisë me Mehmetin në pankinë nuk i ka dëmtuar dëshirën për tu futur në Final Four, për momentin 3 pikë larg.

Klasikja e futbollit merr gjithë vëmendjen e javës ë 17, me dy skuadrat që zbresin në fushë të dielën në 13.30. Bardheblutë jo vetëm janë të shkëputur nga dy të parët, -11, por rrezikojnë vendin në katërshe, kur përballë të kenë Vllazninë.

Kuqeblutë sapo kanë ardhur nga një fitore moral-dhënëse 3-1 me Dinamon dhe duan të tregojnë se e kanë kaluar momentin kritik.

Për këtë do të ishte dëshmi e pakundërshtueshme fitorja në shtëpinë e rivalëve të vjetër, pa harruar se është një vendi I katërt 3 pikë larg për tu arritur.

Në të njëjtën orë derbi mes Erzenit e Teutës është shumë i rëndësishëm, sidomos për të besuarit e Martinit që duan t’i largohen vendit të fundit dhe të mos lejojnë shkëputjen e rivalëve direkt. Javën e 17 e mbyll sfida në Korçë ku Skënderbeu synon parakalimin e Tiranës ose të paktën mbajtjen e vendit të katërt, kur përballë të jetë Laçi i parafundit, por në emergjencë për pikë.  

Abissnet Superiore – Java e 17-të

Sot

Kukësi-Partizani               ora 13:30

Dinamo City-Egnatia       ora 17:00

Nesër (17 dhjetor)

Tirana-Vllaznia                   ora 13:30

Erzeni-Teuta                      ora 13:30

Skënderbeu-Laçi              ora 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat