Zikaltrit mund “të fluturojnë” në +4

Futboll

Zikaltrit mund “të fluturojnë” në +4

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:44
Interi

Tani Inter ka mundësinë për t’u shkëputur. Barazimi 1-1 i Juventusit në “Ferraris” kundër Genoas, përveçse ka eliminuar mundësinë e parakalimit të bardhezinjve, do t’i lejojë formacionit të Inzaghit që këtë të diel të ketë shansin për të shkuar në plus 4 pikë ndaj rivalëve më të afërt në klasifikim.

Do të ishte një sinjal i rëndësishëm në luftën për titullin, por mbi të gjitha do i mundësonte Interit tri javë para përfundimit të fazës së parë, për t’u afruar ndjeshëm me titullin simbolik kampionë të dimrit.

Këtë herë Lautaro me shokë do të zbresin në fushë pa presionin që kishin në transfertën e Napolit apo në ndeshjen shtëpiake kundër Undineses. Kur kishin parë formacionin e Allegrit t’i parakalonte përkohësisht.

Këtë herë “Zonja” nuk fitoi dhe Interi mund të “arratiset” nëse siguron fitoren e shtatë nga 8 transfertat në këtë sezon në Serie A. Detyrë jo e lehtë, pasi përballë do të jetë Lazio që në dy sezonet e fundit në “Olimpico” e ka mundur gjithmonë ish-trajnerin Inzaghi.

Por këtë sezon zikaltrit jashtë “San Siros” kanë pushtuar edhe fusha të tjera të komplikuara si “Diego Maradona” apo “Gewiss Stadium” i Atalantës. Inzaghi, veç të tjerash kërkon të hedhë tej sa më shpejt për mungesën e vendit të parë në grupin e Champions League.

Dhe shpreson që minutat që iu kurseu Bastonit, Barellas dhe Lautaros kundër Real Societad të bëjnë diferencën në luftën për titullin. Siç ndodhi pas transfertës në Lisbonë me konfirmimin në fushën e Napolit.

Këtë herë do të ketë emergjencë të plotë në krahun e djathtë, me Dumfries dhe Cuadrado jashtë, përveçse De Vrij që ende nuk është rikuperuar. Kthehet Pavard, por vetëm për stolin. Për t’u shkëputur duhet sërish dyshja e golit që zgjidh tërë problemet, Lautaro-Thuram.

Lazio-Inter, e programuar për të dielën në mbrëmje (20:45),

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat