Murataj shpërdoron penallti, Kukësi - Partizani ndahen në “paqe”

Futboll

Murataj shpërdoron penallti, Kukësi - Partizani ndahen në “paqe”

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:36
Pamje nga ndeshja

Ndeshja hapëse e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, Kukësi-Partizani mbyllet në paqe, me sfidën e luajtur në “Kukës Arena” që përfundoi me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, pavarësisht se nga të dyja anët pati disa raste për të shënuar.

U desh minutën e 80’ e lojës, që Beshiraj të realizonte dhe të kalonte “verilindorët” në avantazh.

Ndërsa vetëm dy minuta më pas, në minutën e 82’ Mensah shënoi dhe u dha barazimi “Të kuqve” të kryeqytetit.

Megjithatë në shtesë Partizani fitoi penallti, që u morë përsipër të ekzekutohej nga Murataj në minutën e 90+11’, por që nuk ia doli, pasi e dërgoi topin në traversë.

1-1 dhe Kukësi renditet momentalisht në vend të shtatë me 18 pikë,teksa Partizani renditet në vend të dytë më 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat