Ndeshje të çmendura në Champions League, ja përballjet

Futboll

Ndeshje të çmendura në Champions League, ja përballjet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 dhjetor 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Sot është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për të tetën e finales së Champions League në futboll. 

Sfida të çmendura  në Champions League. 

Napoli i Amir Rrahmanit do të ndeshet me Barcelonën, PSG do të përballet me Sociedadin, Interi i Kristijan Asllanit ndeshet me Atletico Madridin.

Lazio e Elseid Hysajt ballafaqohet me Bayernin e Sociedadi ka për rival PSG-në. Leipzig sfidon Realin e kampioni në fuqi Manchester City do të luajë kundër Copenhgane-it.

Ndeshjet e para luhen me 13 - 14 shkurt, 20 --21 shkurt dhe të kthimi me 4-5 e 12-13 mars.

Ballafaqimet

Porto - Arsenali

Napoli – Barcelona

PSG - Sociedad

Inter - Atletico

PSV - Dortmundi

Lazio - Bayerni

Copenhagen -  Manchester City

Leipzig - Real Madridi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat