Leipzig i bashkohet garës për Sanchon

Futboll

Leipzig i bashkohet garës për Sanchon

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 06:40
Jadon Sancho

RB Leipzig është klubi i fundit që ka shprehur interesim për Jadon Sancho.

Sulmuesi pritet që të largohet nga Manchester United, teksa mund të rikthehet sërish në Bundesliga.

Sipas “Bild”, Leipzig po kërkon të nënshkruajë me reprezentuesin anglez në formë huazimi. Megjithatë, pengesa kryesore është paga e tij e lartë.

23-vjeçari aktualisht ka një pagë prej 20 milionë eurosh. Realisht, ai do të duhet të pranojë faktin se do t’i duhet të pranojë një ulje të pagës nëse nuk do të transferohet në një nga klubet e mëdha.

Borussia Dortmund më parë kishte qenë e interesuar për të rikthyer Sanchon, por për shkak të pagës, kjo tani duket e pamundur.

Krahas Leipzigut, Juventus dhe Barcelona janë përmendur gjithashtu si klubet e interesuara për të nënshkruar me anëtarin e “Djajve të Kuq”.

Sancho nuk ka qenë i përfshirë në skuadër të Manchester United që nga gushti i këtij viti pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Erik ten Hag.

Ai me gjigantin anglez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat