Gjesti bujar i Vllaznisë

Futboll

Gjesti bujar i Vllaznisë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Vllaznia

Vllaznia luan ndeshjen e fundit të këtij vitio përballë Skënderbeut në “Loro Boriçi”, të premten e 22 dhjetorit në orën 17:00.

Klubi shkodran ka njoftuar në rrjetet sociale, që paratë e fituara nga biletat do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.

“Dhuro!

Ku ka më bukur se të festohet  mbyllja e vitit me vllaznit në mitikun “Loro Borici”.

Për më tepër duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit. Pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia fton të gjithë tifozët kuqeblu për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte në orën 17:00 për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.

Prandaj, Eja edhe Ti! Për Vllazninë dhe për të dhuruar! Gëzojmë së bashku!”, shkruan klubi kuqeblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat