De Ketelaere zbulon pse nuk spikati dot me Piolin te Milani:

Futboll

De Ketelaere zbulon pse nuk spikati dot me Piolin te Milani:

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:35
Charles De Ketelaere

Charles De Ketelaere hyri në fushë kundër Salernitanës dhe “tërboi” Atalantën në pjesën e dytë, e cila përmbysi rezultatin dhe në fund fitoi 4-1. Ndryshe nga ajo që ndodhi te Milani me Piolin, ku belgu luante kryesisht si mesfushor-sulmues në treshen pas sulmuesit, te zikaltrit belgu po shkëlqen.

Hedhja në fushë nga Gasperini në pjesën e dytë ishte vendimtare për “të ringjallur” sulmin e skuadrës së Bergamos, e cila deri atëherë kishte rrezikuar shumë për shkak të pozicionimit të mirë mbrojtës të skuadrës nga Campania.

Kjo është arsyeja pse hyrja e ish-lojtarit të Milanit i ngatërroi pak kartat, duke e çuar në konfuzion skuadrën e Filippo Inzaghit. Në 24 minuta të luajtura, belgu shënoi gol dhe asistoi, duke e prekur topin 19 herë.

Të dhëna që e bëjnë të qartë se sa qendror është bërë ai në rolin e ri tek Atalanta dhe sa vendimtar ishte Gasperini për të kuptuar menjëherë se ku ta vendoste për t’u shprehur sa më mirë. Që kur erdhi tek Atalanta, belgu ka luajtur gjithmonë në frontin ofensiv, jo në mesfushën-sulmuese.

Si sulmues i dytë ose ‘9’ fals, lojtari e bëri të qartë se ndihej shumë më rehat në atë pozicion në fushë. Një koncept i shprehur edhe drejtpërdrejt në DAZN, menjëherë pas ndeshjes së fituar kundër Salernitanës, mbrëmjen e së hënës në Serie A. “Ky pozicion më jep më shumë forcë”, – shpjegon belgu, duke zbuluar se çfarë nuk shkonte me Pioli.

Luca Toni, drejtpërdrejt, gjatë intervistës pas ndeshjes, tregoi se belgu është shumë më komod dhe më i gatshëm fizikisht që prej mbërritjes tek Atalanta: “Po, është e vërtetë, megjithëse mendoj se pozicioni im aktual më jep më shumë forcë për të luajtur”. Një koncept i rëndësishëm nga De Ketelaere, i cili menjëherë e bën të qartë se si pozicioni i ri si sulmues i dytë ose ‘9’ fals e bën atë qartësisht më të fortë fizikisht, në mënyrë që të përmbajë më mirë mbrojtjen kundërshtare.

Një rol që Milani me sa duket nuk mund t’ia qepte, pasi u ble vetëm për të luajtur si mesfushor-sulmues, kryesisht kur Brahim Diaz nuk ishte në dispozicion. Në fakt, De Ketelaere shpjegon pikërisht këtë ndryshim me Milanin e sezonit të kaluar, duke kritikuar Piolin nga distanca, pa e përmendur kurrë:

“Unë nuk jam një lojtar që mund të vrapojë 12 km, por kam shumë intensitet. Në këtë pozicion mund të bëj më shumë, prandaj ndihem më i fortë në aksionet që bëj”. Pioli, si mesfushor-sulmues, sigurisht i kërkoi atij të bënte një sakrificë edhe kur tërhiqej, ose ndoshta të ndryshonte shumë në mesfushën-sulmuese, por kjo duket se nuk i shkon për shtat belgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat