Shpërthen ylli i Chelseat

Futboll

Shpërthen ylli i Chelseat

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:33
Tifozët

Tetë gola dhe një asist në 19 ndeshje, një paraqitje e përgjithshme pozitive duke marrë parasysh vështirësitë e Chelseat. Nicolas Jackson iu është kundërpërgjigjur kritikëve:

“De Bruyne dhe Salah patën vështirë kur erdhën këtu dhe tani ata janë lojtarë të mëdhenj.

Ata nuk dëgjuan mendimet e atyre njerëzve që nuk e kuptojnë futbollin”, tha 22-vjeçari për “Standard”.

“Nuk e nisa siç do të doja, por është sezoni im i parë, kështu që jam i lumtur, edhe nëse të gjithë thonë budallallëqe.

“Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit: Do të luaj më shumë ndeshje dhe do të vazhdoj të shënoj më shumë gola për ekipin.

Pochettino ka pasur shumë lojtarë të rinj, ai më motivon çdo ditë dhe më thotë të provoj.

“Ai ka parë lojtarë që e kanë nisur më keq se unë dhe tani ata janë lojtarë të mëdhenj. Ai e njeh futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat