Presidenti i Atletico Madrid komenton shortin e Champions!

Futboll

Presidenti i Atletico Madrid komenton shortin e Champions!

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:37
Enrique Cerezo

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, ka komentuar shortin e 1/8-ave duke konsideruar Interin si një rival të vështirë, por jo të pakalueshëm.

“Dikush duhet të binte në këtë short dhe do të luajmë kundër Interit e njohin të gjithë çfarë skuadre është, janë të njohur në Europë, kryesues në kampionat dhe nënkampion Europe.

Përballëm Lacion në grupe dhe tani na ra Interi, prekëm gjithë Italinë.

Gjithsesi, ne jemi të kënaqur me atë që na ka rezervuar shorti, një kundërshtar i vështirë dhe i kalueshëm në të njëjtën kohë”, tha presidenti i Atleticos, që u shpreh në vazhdim se gjithçka do të varet nga gjendja e skuadrave në shkurt.

“Në shkurt shpresoj të jemi mirë dhe do të jemi, nuk ka arsye për të qenë keq, por do ta shohim gjendjen pas dy muajsh.

Nuk do ta ndryshoja skuadrën për askënd dhe as shortin.

Duhet të përgatitemi për atë që na ka rënë, do të mendojmë për të fituar dhe do të dalim në fushë për ta bërë këtë”, përfundoi Cerezo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat