Nottingham Forest i besohet trajnerit portugez

Futboll

Nottingham Forest i besohet trajnerit portugez

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Nuno Espirito Santo

Nuno Espirito Santo është zyrtarisht trajner i Nottingham Forestit në Premier League.

Portugezi pason uellsianin Steve Cooper, i shkarkuar nga detyra për rezultate të dobëta, që u reflektuan me vendin e 17-të në klasifikimin e përgjithshëm.

Ditën e djeshme, Santo kishte mbërritur në Angli për të finalizuar detajet përfundimtare të kontratës me kohëzgjatje deri në vitin 2026.

Nuno Espirito Santo fillon përvojën e tij të tretë si trajner në tokën britanike, pasi ka trajnuar Wolverhamptonin midis 2017 dhe 2021 dhe Tottenhamin në gjysmën e parë të sezonit 2021/2022.

Para se të merrte drejtimin e Nottingham Forest, trajneri portugez ka drejtuar skuadrën saudite Al-Ittihad.

Në njoftimin zyrtar, klubi anglez thekson se trajneri 49-vjeçar “vjen me një përvojë të madhe, pasi ka menaxhuar më shumë se 460 ndeshje në karrierën e tij, duke përfshirë kompeticione si Premier League, La Liga, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat