Rrapaj: E kishim për detyrë të ktheheshim te fitorja

Futboll

Rrapaj: E kishim për detyrë të ktheheshim te fitorja

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:44
Arinaldo Rrapaj - majtas

Arinaldo Rrapaj është heroi i Superkupës, pasi me golin e tij Partizani fitoi trofeun e tij të tretë.

Pas ndeshjes Rrapaj për “MCN” u shpreh i lumtur që pas fitimit të çmimit të “Topit të Artë” arriti të shënojë dhe t’i japë trofeun të kuqve.

“Pas çmimit jam shumë i gëzuar dhe akoma më i lumtur që i dhashë fitoren ekipit. Pas trofeut të “Topit të Artë”, kjo ishte më e rëndësishme që ta fitonim Kupën.

I lumtur pasi pashë edhe çunat që u shkëlqenin sytë. Ishte një gol shumë i rëndsishme për Partizanin. Duhet ta fitonim dhe ne e kishim për detyrë që të ktheheshim te fitorja dhe të merrnim një tjetër trofe.

Egnatia është një ekip shumë i fortë dhe çunat atje bëjnë shumë mirë dhe ne ishim koshient për këtë gjë. I kishim marrë masat që të shikonin pikat e dobëta dhe bëmë presion lart duke i detyruar që të gabonin dhe fati deshi që të isha unë ai që të përfitoja dhe bëra gol”, u shpreh Rrapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat