Lille mposhtet, Zhegrova ndëshkohet me karton të verdhë

Futboll

Lille mposhtet, Zhegrova ndëshkohet me karton të verdhë

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Strasbourg

Dy autogola u shënuan në përballjen Strasbourg e Lille. 

Ballafaqimi ka përfunduar me rezultat 2:1 për Strasbourg-un, në takimin e javës së 17-të të kampionatit francez. 

Futbollisti Edon Zhegrova u paraqit titullar për Lillen por është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 63-të.

Për Lillen shënoi Sylla (20' - autogol) e për Strasbourgun realizuan Yoro (41' - autogol) e Mwanga (77’).. 

Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 81-të.

Strasbourg zë vendin e 9-të me 23 pikë e Lille në të 5-tin me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat