Xavi i mllefosur me lojtarët e Barcelonës

Futboll

Xavi i mllefosur me lojtarët e Barcelonës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:18
Xavi

Çavi Hernandez e ka shprehur mllefin e tij ndaj lojtarëve të Barcelonës, pas fitores së vështirë dhe të mundimshme ndaj Almerias me rezultat 3:2.

Kampioni aktual spanjoll e siguroi fitoren ndaj ekipit të fundit në tabelë vetëm falë golit të Serhio Robertos, të realizuar në minutën e 83-të. Legjenda e klubit thotë se lojtarëve po iu mungon ai shpirti luftarak, i shfaqur në sezonin e kaluar.

“Kjo lojë është dashur të mbyllej 2:0 ose 3:0. Por, ekipi ynë nuk e ka shpirtin që e shfaqi në sezonin e kaluar, e as agresivitet.

Kjo është e papranueshme. Nuk mund të ndodh që të mos vraponi si ‘kafshë’, që të mos shkoni pas çdo topi.

Është e papranueshme. Vraponi si ‘kafshë’ ose s’do të keni shanse për të fituar.

‘Luftoni’ për çdo top ose në të kundërtën ne nuk do ta fitojmë asnjë trofe në këtë sezon. Ne duhet të ‘luftojmë’. Dua të shoh pasion, gjithmonë”, përfundoi Xavi.

Roberto i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Rafinja në fitoren e radhës së Barçës, e cila gjendet në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se lideri Xhirona, që e ka një lojë më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat