I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Bologna-s dhe eliminimin nga Kupa e Italisë.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se është zhgënjyese eliminimi nga Kupa e Italisë, gare të cilën Interi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Na vjen keq, ne kishim fituar Kupën në dy vitet e fundit. Ka shumë zhgënjim në skuadër pas një ndeshjeje të tillë. Ne e merituam të fitonim”, ka thënë Inzaghi. 

“Futbolli është i tillë. Djemtë janë të zhgënjyer. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, donim të fitonim, por nuk ia dolëm”, ka theksuar ai.

Inzaghi kërkon nga skuadra e tij që të harrohet humbja ndaj Bologna-s dhe të përqendrohet në sfidat e radhës në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat