Ish futbollisti austriak, fiton më shumë para nga pokeri se sa nga futbolli?!

Futboll

Ish futbollisti austriak, fiton më shumë para nga pokeri se sa nga futbolli?!

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Mario Mosbock

Ish-futbollisti austriak, Mario Mosbock hoqi dorë nga futbolli, iu përkushtua pokerit dhe fitoi 8.4 milionë euro në pak më shumë se një muaj.

Tani 27 vjeç, Mario Mosbock hoqi dorë nga futbolli në moshën 22-vjeçare për të filluar të luante poker. Ai luajti për klubet austriake St. Polten dhe Viener Neustadt sa ishte futbollist.

Nëntori dhe dhjetori i vitit 2023 do të mbahet mend si më të frytshmit në karrierën e tij. Në vetëm dyzet ditë fitoi 8.4 milionë euro duke marrë pjesë në dy turne të nivelit botëror.

Në nëntor, Mosbock fitoi 4.2 milionë euro nga Seria GG Poker THR në Monte Carlo, ku luajti turneun më të mirë të karrierës së tij deri në atë pikë.

Por, ai e çoi lojën e tij në një nivel edhe më të lartë dhe këtë javë luajti turneun më të madh të vitit “One Million for One Drop” në Las Vegas.

Austriaku bëri një sensacion të vërtetë duke fituar vendin e dytë nga 17 konkurrentë. Dhe aty ai fitoi edhe 4.2 milionë euro, që i çon të ardhurat totale në 8.4 milionë euro për vetëm 40 ditë. Turneu u fitua nga bjellorusi Mikita Badziakouski, i cila rrëmbeu xhekpotin prej 6.5 milionë euro.

Interesant është fakti se Mosbock ende nuk e ka “zgjidhur” mirë punën e futbollit, ndaj luan në ligën regjionale nga pasioni i pastër. Kështu ai arrin të luajë turnetë më të mëdhenj të pokerit dhe të fitojë shumë para, ndoshta para që nuk mund t’i mbledhë kurrë nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat